Dhjetë anëtarë të KS-OKB-së letër Guterres-it për Palestinën

Mos i humb

 

Dhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) i kanë dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në të cilën i kërkojnë që Këshilli të qëndrojë pas vendimit për t’i dhënë fund ndërtimeve të paligjshme të Izraelit në territoret e okupuara palestineze.

Kina, Franca, Bolivia, Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuatoriale, Kazakistani, Kuvajti, Holanda, Peruja dhe Suedia, i kanë dërguar një letër Guterres-it pas zhvendosjes së Ambasadës amerikane në Kuds dhe pas martirizimit të 59 palestinezëve nga ndërhyrja e ushtrisë izraelite në protestat në kufirin e Gazës.

Në letër theksohet shqetësimi i thellë për zbatueshmërinë e rezolutës së OKB-së e cila u miratua në vitin 2016 me abstenimin e SHBA-ve dhe e cila kërkon dhënien fund ndërtimeve të paligjshme izraelite në territoret e okupuara palestineze.

“Këshilli i Sigurimit duhet të qëndrojë pas vendimeve dhe t’i bëjë këto vendime kuptimplote, në të kundërtën do të vendosim në rrezik sigurinë e sistemit ndërkombëtar”, thuhet në letër.

Dhjetë vendet anëtare në letër po ashtu kanë kërkuar nga Guterres që të dorëzojë me shkrim raportet që paraqet në KS-OKB çdo tre muaj në lidhje me zbatueshmërinë e këtij vendimi.

Më 23 dhjetor të vitit 2016 në KS të OKB-së u miratua rezoluta e cila kërkon ndalimin e “menjëhershëm dhe të plotë” të të gjitha aktiviteteve të jashtëligjshme të Izraelit në territoret e okupuara palestineze, rezolutë kjo që u miratua pas abstenimit të SHBA-ve e cila ka të drejtën e vetos si mburojë për Izraelin në KS-OKB./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit