Dhuna në Meksikë, 29 mijë vrasje në 1 vit

Mos i humb

Meksika ka regjistruar më shumë se 29 mijë vrasje në 2017, shifra më e lartë vjetore kjo në dekada. Vendi, përballet prej vitesh me dhunë ndërsa shteti është angazhuar në luftë me kartelet që janë ndarë tashmë në banda më të vogla dhe më të etura për gjak.

Rekordi prej 29.168 mijë vrasjesh në 2017 është më i lartë se shkalla e vrasjeve në kulmin e luftës së drogës në Meksikë, në 2011, kur shifra totale ishte 27.213.

Ministria e Brendshme meksikane raportoi shifrat të dielën, që sipas saj, janë më të lartat që kur regjistrimi i krahasueshëm i të dhënave ka filluar në 1997. Dhuna është një temë qendrore edhe në fushatën për zgjedhjet presidenciale të korrikut.

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, përballet me një betejë të ashpër për të mbajtur partinë e tij në pushtet. Ka pasur 40 për qind më shumë hetime të hapura vitin e shkuar krahasuar me 2013, që ishte edhe viti i parë në detyrë i Pena Nietos.

Shkalla e vrasjeve në vend prej 20.5 për çdo 100 mijë banorë, është sidoqoftë më e ulët se në Brazil apo Kolumbi, që të dyja me 27 vrasje për çdo 100 mijë banorë ndërkohë që rekordi mbahet nga El Salvadori, me 60.8 vrasje për 100 mijë banorë.

Të enjten, Meksika hodhi poshtë pretendimet e Donald Trump se ishte vendi më i rrezikshëm në botë. Dhuna nga droga dhe përplasjet mes bandave kanë çuar në zgjerimin e kartelit të Jaliskos, në Generation dhe besohet se ai është një faktor kryesor pas rritjes së numrit së vrasjeve në vend./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit