Dhunon bashkëshorten dhe e kanos me mjet të mprehtë, arrestohet vlonjati 58-vjeçar

Mos i humb

Policia e Vlorës ka arrestuar një 58-vjeçari, pasi ka kanosur me mjet të mprehtë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 20.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit