Dialogu Kosovë-Serbi, proces jetik i karrierës personale të Thaçit

Mos i humb

Faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi po vazhdon të sjell reagime të vazhdueshme nga partitë politike në vend.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj presidenti Hashim Thaçi që të heq dorë nga udhëheqja e marrëveshjes me Serbinë, pasi që kjo marrëveshje sipas tyre është duke u bërë krye në vete si proces jetik për karrierën e tij personale.

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është kundër që presidenti të vazhdoj të jetë në krye të këtij dialogu vetëm pse ai frikësohet nga Gjykata Speciale.

“Reagimi ynë është nga ajo se çfarë po dëgjojmë nga presidenti lidhur me dialogun me Serbinë në Bruksel. Është vetëm një person që po vrapon të jetë në krye të këtij procesi, kjo tregon që ky njeri e ka ketë proces jetike vetëm për karrierën e tij personale, pasi mendon se duke bërë kompromise ose koncesione me Serbinë do ta shtyjë Gjykatën Speciale. Ne jemi kundër që ky njeri të bëjë koncesione në kurriz të Kosovës vetëm pse frikësohet nga Gjykata Speciale”, tha Konjufca duke shtuar se dialogu po ndryshon vetëm pse ka ndryshuar posti i tij publik.

“Presidenti thaçi e kidnapoj këtë proces duke e shpallur vetveten në krye të këtij dialogu, prej vitit 2008 që Kosova ka kushtetutë, presidenti ka kompetenca të njëjta nuk ka ndryshuar asgjë. Dialogu po ndryshon vetëm pse Thaçi e ka ndryshuar postin e tij publik kjo është  e papranueshme dhe duhet të ndalet nga partitë politike që i’a duan të mirën Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai shtoi se parlamenti duhet t’i vendos vijat e kuqe se kush duhet të shkojë në bisedime, pasi që shkuarja e çdo njeriu pa kompetencë është në dëmë të Kosovës.

“Nuk kemi vija të kuqe me Serbinë pasi presidenti i hoqi vijat e kuqe por ne si Vetvëndosje mendojmë se parlamenti duhet t’i vendos këto vija presidentit por edhe për Serbinë që të vendosë një kornizë të  interesave të Kosovë që nuk mund të del çdo njeri të negociojë më të. Ne si shtet i pavarur kemi nevojë që ta ndërtojmë Kosovën nga brenda që ta bëjmë shtet ligjor.Nuk ka vija të kuqe atëherë çdo sen mund të bisedohet duke marrë parasysh edhe kufijtë e Kosovës, do të thotë është e mundshme që çdo sen të bisedohet duke bërë marrëveshje në tavolinë.”, tha Konjufca.

Poashtu Konjufca ka përmendur edhe deklaratën e presidentit Thaçi për krahasimin e Kosovës me Palestinën.

Gjithashtu ai theksoi se nuk do t’i japim asnjë kompromisë Serbisë në Kosovë, andaj Serbia duhet ta zgjedh Bashkimin Evropian.

“Presidenti ditë më parë na ka kërcënuar me rastin e palestinës, prandaj ne i bëjmë thirrje presidentit që mos të kërcënoj popullin e Kosovës me këto raste dhe vuajtje të popujve të tjerë. Presidenti është duke u munduar se si t’i fasadoj këto kompromise të ardhshme e t’i jap një fasad të bukur për popullin e Kosovës.Pozicion jonë është i pranueshëm nëse Serbia e zgjedh Bashkimin Europian dhe mos të japim asnjë kompromisë në Kosovë, kjo është e pranueshme edhe nga partitë e tjera që dëshirojnë të mirën e vendit”, ka thënë Konjufca./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit