Dikur zv/kryeministër i Qeverisë së Kosovës, tani me post të lartë në Qeverinë e Serbisë

Mos i humb

Ish-zv/kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviç është emëruar sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stojanoviç në llogarinë e tij në Facebook.

“Rol i ri dhe detyra të reja. Çdo gjë në shërbim të popullit tonë”, ka shkruar ai në postimin të cilit ia ka bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Serbisë për emërimin e tij në këtë post të marrë më 31 janar.

Ai ishte një nga anëtarët më të ekspozuar të listës së Serbisë deri në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, në përpjekje të vazhdueshme në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Stojanoviq ka shërbyer si zëvendëskryeministri në Qeverinë Mustafa.

Branimir Stojanoviq jeton në Graçanicë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit