Dilte qytetit edhe pse ishte i infektuar me COVID-19, policia procedon penalisht dhe i vendos gjobë 35-vjeçarit në Fier

Mos i humb

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një shtetas të infektuar me COVID-19, i cili dyshohet se ka thyer karantinën dhe ka dalë nga shtëpia.

Policia bën me dije se në vijim të kontrolleve të herëpasëherëshme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19, ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2.

Policia njofton se këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë.

Sakaq, policia apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Theu karantinën duke dalë nga shtëpia, procedohet penalisht nga Policia një shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Në vijim të kontrolleve të herëpasëherëshme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19, ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit