Dimitrov takon ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Hasan Mehmet Sekizkok

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar dhe i autorizuar i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hasan Mehmet Sekizkok, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

“Me këtë rast, ata shprehën kënaqësi të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin jashtëzakonisht të suksesshëm midis dy vendeve në frymën e miqësisë dhe partneritetit të tyre tradicional. Është vlerësuar se bashkëpunimi i ndërsjellë realizohet në disa fusha me interes të ndërsjellë, me ç’rast rezultate të veçanta arrihen në shkëmbimin ekonomik dhe tregtar, turizmin, arsimin, kulturën dhe mbrojtjen”, thuhet në kumtesë.

“Duke i uruar ambasadorit Sekizkök një mision të suksesshëm diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministri Dimitrov shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim aktiv dhe të hapur që synon realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe pasurimin e mëtejmë të lidhjeve dhe miqësisë midis dy vendeve”, thuhet gjithashtu në kumtesën e MPJ-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit