Diplomati turk Kaymakci: Turqia do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare (Foto)

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka organizuar pritje solemne me rastin e Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë. Me këtë rast, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u shpreh i nderuar që ditën nacionale të komunitetit turk po e ndajnë të bashkuar.

Haradinaj falënderoj shtetin e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe kujtoi që Turqia ka qenë njëra ndër vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Jam i nderuar që në ditën nacionale që shënohet në Kosovë, por edhe në Turqi jemi bashkuar sot. Është një moment i mirë për të shënuar për marrëdhëniet shumë të mira që kemi me Turqinë. Të drejtat për komunitetin turk, si dhe roli vendimmarrës i komunitetit turk në vend. Falënderoj Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme, është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Angazhohemi që çdo ditë të trajtojmë temë për komunitetet në Kosovë. Jam i falënderuar që po ndajmë këtë ditë sot së bashku”, ka thënë Haradinaj.

I pranishëm në këtë mikpritje ishte edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakci, theksoi se komuniteti turk në Kosovë është urëlidhëse e komunitetit të Kosovës në Turqi.

Ndër të tjera, Kaymakci tha se Turqia është duke u përpjekur që Kosova të anëtarësohet në BE dhe në organiztatat ndërkombëtare.

“Dua të ua urojë këtë ditë nga zemra, gjithashtu  këtë ditë urojnë edhe kryeministri i Turqisë dhe anëtarët e Kuvendit. Kosova  edhe pse është vend i vogël në botë, ne duam të shohim së bashku në BE, gjashtë yjet në flamurin e Kosovës tregojnë gurëthemelet e Kosovës. Komuniteti turk në Kosovë është një urëlidhëse e komunitetit të Kosovës në Turqi. Shpresojmë që të gjithë popujt e Ballkanit të hyjnë në BE. Ne e njohim Kosovën dhe kosovarët dhe besojmë se Kosova e ka merituar Pavarësinë. Ne bëjmë përpjekje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet dhe organizata ndërkombëtare. Ne dëshirojmë të bëjmë tregti të lirë me Kosovën në të ardhmen. Ne e përkrahim ushtrinë e Kosovës, nga Turqia po ia dhuroi përshëndetjet më të mira për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Kurse, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se Kosova është e angazhuar që përmes projekteve të ndryshme të mbështes komunitetet në Kosovë, përfshirë këtu komunitetin turk në Kosovë.

“Ia uroj ditën e Komunitetit Turk në Kosovë, së pari dashuria që kemi për Kosovën dhe komunitetin tonë është një tregues i mirë për vendet. Falënderoj përfaqësuesit e BE për përkrahjen e komunitetit turk në Kosovë, si dhe SHBA dhe Kosovën. Ne jemi të vetëdijesuar së Kosova është e angazhuar për mbështetjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Përmes projekteve konkrete, implementimin përdorimit të gjuhëve anëtare, përkrahja e drejtpërdrejtë në fusha të ndryshme, sikur edhe përkrahja në subvencione për bujqit”, tha ai.

Ndërsa Deputetja e komunitetit turk në Kosovë, Myfera Shinik njoftoj se në vitin 2020 Kosova do të hap qendrën kulturore në Komunën e Prizrenit për komunitetin turk.

Ndryshe, në këtë ceremoni të pranishëm ishin ambasador, ministra, përfaqësues të komunitetit turk dhe përfaqësues të tjerë./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit