Disa të vdekur nga zjarri në një hotel në Pragë

Mos i humb

Zyrtarët në Çeki thonë se tre persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë dërguar në spital si pasojë e një zjarri që kaploi një hotel në Pragë.

Zjarri ka shpërthyer të shtunën në mbrëmje, ku si pasojë dy persona humbën jetën në vend të ngjarjes dhe nëntë të tjerë u dërguan për trajtim në spital, nga të cilët njëri humbi betejën për jetën të dielën.

Policia ka konfirmuar se dy viktimat e para ishin një burrë nga Gjermania i lindur në vitin 1996 dhe një grua nga Koreja e Jugut, e lindur në vitin 1997, ndërsa nuk ka dhënë detaje për të vdekurin e tretë.

Në mesin e personave të cilët kanë pësuar lëndime dhe aktualisht ndodhen në spital, ka shtetas të Turqisë, Holandës dhe Francës. Hoteli është i vendosur buzë lumit Vltava në afërsi të qendrës historike të kryeqytetit çek./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit