Diskutime Turqi-OKB mbi Forumin Global të Refugjatëve

Mos i humb

Zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, dhe Komisioneri i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Filippo Grandi, të martën u takuan në Gjenevë.

“Ne u takuam me Komisionarin e Lartë të OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi diskutuam rreth kthimit vullnetarë të refugjatëve sirianë, si dhe rreth përgatitjeve për Forumin Global të Refugjatëve, i cili do të bashkë-kryesohet nga Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në dhjetor”, ka shkruar Kıran në Twitter.

Sipas Ministrisë së Jashtme turke, zv.ministri Yavuz Selim Kıran po ashtu pritet të takojë Antonio Vitorino, drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit, si dhe me zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë.

Forumi i parë Global për Refugjatë, i cili do të mbahet më 17-18 dhejtor në Gjenevë, do të fokusohet në fushat, që përfshinë marrëveshjet për ndarjen e barrës dhe përgjegjësisë, edukimin, vendet e punës dhe kushteve të jetesës, energjinë dhe infrastrukturën, zgjidhjet dhe kapacitetet e mbrojtjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit