Dita e 15 e grevës/ “Eja mblidhuni këtu!”, naftëtarët e Ballshit përshkallëzojnë protestën, marshim drejt bashkisë

Mos i humb


Teksa greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e 15 të saj, punonjës të kësaj rafinerie janë hedhur në protestë.

Me një banderolë në duar, ku shkruhet; “Punë, pagë, prespektivë”, naftëtarët kanë nisur një marshim, ndërsa do të stacionohen para bashkisë së Ballshit.

 Naftëtarët do protestojnë për kërkesat e tyre, ndërsa thuhet se do të bllokojnë dhe rrugën.

foto galeri

Protestuesit dëgjohen teksa brohorasin në kor vargjet nga kënga patriotike ‘Eja mblidhuni këtu, këtu!”.

Kujtojmë se naftëtarët kanë hyrë në grevë urie pasi kërkojnë likuidimin e pagave të prapambetura si dhe duan që të vijojë puna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit