DITA E MADHE! URA E SIRATIT!

Mos i humb

URA E SIRATIT

(Pjesa e trete)

Gjykimi ka mbaruar.. Tashme ..Tere frike e tere ulerima e tmerr, turma njerezore niset vetem ne nje drejtim.. Ata po shkojne buze zjarrit te Xhehenemit.. Mbi zjarr jane vendosur disa ura teper te holla ku do te kalojne. Nese kalojne mbi te arrijne ne bregun tjeter ku i pret i hapur Xheneti..

HORIZONTI NGA PAS PO SHKRIHET

يوم تبدل الأرض غير الأرض والسماوات وبرزوا لله الواحد القهار

Ditën kur toka do të zëvendësohet me diçka tjetër. Po ashtu dhe qiejt. Te gjithe kane dale perpara Allahut. Te Gjithepushtetshmit, te Vetmit..

Aishja r.a kish pyetur Pejgamberin a.s, per kete ajet kuranor: Ku do të jetë njerëzimi në atë kohë?

Pejgamberi a.s iu përgjigj:
Ne do të jemi duke provuar të kalojmë mbi Urën e Siratit..

NË ATË DITË
Do të jenë vetëm tre vende për njerëzimin..
Sheshi para Urës së Siratit, poshtë Gremina e Xhehenemit dhe nga ana tjetër bregu i Xhenetit..
Sado imagjinatë të kesh, Realiteti do të jetë më i tmerrshëm..
Nuk janë 5 ose 10 as 100 njerëz që maten ta kalojnë.. Janë miliarda e miliarda.. Kombe e fise..
Por le të vazhdojmë më tej..

Pejgamberi a.s thotë:
I pari që do ta kalojë Urën e Siratit jam unë dhe Umeti im..
Muslimanët do të hyjnë të parët. Ankthi dhe frika pushton çdo njeri.
Kush do të kalojë. Kush do të bjerë?
Përpara meje dikush ra, edhe pas.. Por nuk mund ta kthej kokën pas se mund të rrëzohem dhe vetë..
Ajo urë është më e hollë se fija e flokut, më e mprehtë se tehu i shpatës. Terr që nuk lejon shikimin të depërtojë. Duke mos mjaftuar ky rrezik, gjatë rrugës dalin ganxha e grepa që të ngulen në mish e të tërheqin nga poshtë..Poshtë Xhehenemi që vlon tmerrshëm dhe shton frikën e ankthin..
Gjatësia e kësaj ure është sa gjerësia e Xhehenemit. Sesa mijëra kilometra i gjerë është këtë nuk e dijmë. Por dijmë që nga Ura e Siratit deri kur fillon tabani i zjarrit, njeriu bie në rënie të lirë që zgjat 70 vjet..
Ana tjetër e Urës është para Portave të Xhenetit..
Në atë Anë Pejgamberi a.s pret Umetin e vet (Muslimanët) Ata që do të jenë banorë të Xhenetit..

PAK KTHIM PAS

Njerëzit aty kanë ardhur pasi janë gjykuar..
Peshoret kanë treguar se si do të jemi me gjynahet tona. Gjithçka nga jeta jonë aty është përfshirë.. Punët, fjalët, veprimet..Mendimet..
Ata që punuan mirë qoftë dhe sa grimca kanë për ta marrë aty në anën e djathtë të Peshores.
Në të majtën janë veprat e këqija..

Disa njerëz Zoti i ka nderuar, nuk i ka futur në llogari fare.. Ata nisen për në xhenet dhe presin bashkë me Pejgamberin a.s në portat e tij..

Disa të tjerë Zoti i ka poshtëruar sa nuk denjon as ti marrë në llogari.. Këta janë kriminelët barbarë të njerëzimit.. Mblidhen të gjithë në një lëmsh të madh njerëzor dhe hidhen menjëherë në zjarr..

Kurse pjesa tjetër e njerëzimit do të merret në pyetje të vazhdueshme.. Nuk mund të shpëtohet me justifikime boshe. Dëshmitarët (Gjymtyrët gjuha e sytë e tu) nuk do të mund të gënjejnë dot.. Aty nuk do të ketë avokatë mbrojtës..
Akuzat do të jenë nga më të ndryshme..
Akuza për mospërmbushjen e Hakut të Zotit..
Akuza për mospërmbushjen e Hakut të vetes..
Akuza për dëme ndaj Njerëzimit..

Disa njerëz Gjynahet e tyre do tu falen dhe do tu fshihen fare..Në rrugën e Siratit nuk do të kenë pesha të tjera mbi vete..
Disa të tjerë do të mbartin edhe ca gjynahe të pafalura të cilat do të duhet të pastrohen në Zjarr..Ato gjynahe ia humbin ekuilibrin në Sirat..

Por të tjerë do bartin jo vetëm gjynahet e veta por edhe të të tjerëve që u kanë hyrë në hak..

Miliarda njerëz tashmë janë rreshtuar për të kaluar Siratin..
Udhëtimi i fundit i ka nisur..
Nuk ka vdekje por ka shpërblim ose dënim..
Tmerri kur sheh të tjerët që nuk ia dalin dot dhe ulërijnë tmerrshëm duke u zhdukur në fund të Errësirës, ta shton ankthin..
Do të kesh kaluar deri afër fundit, mos i beso kurrë nëse të dyja këmbët nuk i ke në bregun tjetër.. Sepse mund cdo çast ganxha të Xhehenemit të të tërheqin nga poshtë.. Gjynahet tona janë ato në fakt. Një fjalë e keqe, një veprim i gabuar, një shikim i ndaluar.. Etj..

Pejgamberi a.s në anën tjetër kur sheh se ti hyre në Urën e Siratit, fillon ti lutet Zotit për ty. O Zot ndihmoje, O Zot ndihmoje..

Nuk ka rrugë tjetër aty do të kalohet patjetër.. Gjithçka nga pas zhduket, nuk mund të qëndrosh pa hipur mbi urë. Sado frikë të kesh..

Nuk do të të ndihmojë kush. As mami e as babi.. As shoku e as vllai.. Të gjithë kanë hallin e vet.

Aishja r.a nisi të qajë..
Pejgamberi a.s e pyeti se çfarë kishte dhe ajo i tha:Po imagjinoj ditën e Kijametit. A do të kemi mundësi ti takojmë prindërit tanë aty?
Patjetër që po.. Por..
Vetëm në tre vende nuk do të kemi mundësi sepse do të kemi hallet tona..

VENDI I PARË..
Në momentin kur të na vijnë librat e punëve tona. Me akuzat ose me përgëzimet..

Besimtari qesh dhe thotë: -Hej shikoni librin tim.. Fitova.. Ah gjithmonë kam patur frikë për këtë moment por Zoti më paska mëshiruar..

Pabesimtarit libri i vjen majtas e nëse nuk don i fsheh duart pas por libri i vet e godet nga pas.. Është i nxirë.. Në këtë botë mashtruese ai thoshte: Kur të vdes nuk ka problem më hidhni dhe në kanal se nuk ka ringjallje..Sot ai ka mbetur pa fjalë.. I tmerruar.. Don dhe një shans tjetër..Por gjithçka ka mbaruar..

VENDI I DYTË
Në llogari. Tek peshoret e veprave tona..
Njeriu do të ketë nevojë për pak të mira, por nuk ka. Shkon të huazojë nga nëna e tij, por ajo i thotë se ka hallin e vet e nuk mundet. Kudo që shkon lypësi kthehet bosh. Askush nuk mendon për të.

VENDI I TRETË
Në Urën e Siratit..
e sheh nëna fëmijën e vet duke rënë poshtë e nuk mund të bëjë asgjë. Dhimbja për humbjen e të dashurve duhet të kthehet në forcë për të kaluar Urën. Nuk mund të përballojë dikush Xhehenemin.
Portat e Xhenetit matanë të mbajnë me shpresë..

Do të ketë njerëz që URËN E SIRATIT do ta kalojnë duke fluturuar si rrufe..
Të tjerë fluturime më të ngadalta..
Të tjerë do të ecin mbi të në karvanin e miliarda njerëzve..
Disa do të dalin më në fund pas shumë plagësh të marra nga grepat e ganxhat.
Të tjerët nuk do tia dalin dot.

Aty ndahen prindërit me fëmijët, bashkëshortët, vllezërit e motrat, shokët e ngushtë..
Ndarja do të jetë mizore.. Por rruga duhet të vazhdojë.. Deri sa të dalim në nregun e Xhenetit..

Kur të jemi matanë trupin do ta përshkojë një qetësi e madhe. Ka shpëtuar…
Nuk ka më vuajtje..
Nuk ka më rrezik..

Tani është koha e hyrjes në kënaqësinë e Përhershme..Tani nuk ka vend më për ankth..
Dyert e Xhenetit hapen me gjerësinë e tyre, prej mijëra kilometrash..
Agjëruesit shikojnë Derën e Rejanit dhe mezi presin të shuajnë etjen aty. Kanë shekuj pa pirë ujë..
Disa pikëllohen për njerëzit e dashur. Foshnjat që vdiqën nga kjo botë, për prindërit e tyre. I luten Zotit që tua japë dhe prindërit në xhenet.
E Allahu i nderon ata. Ua nxjerr prindërit nga zjarri, nëse ata kanë qenë besimtarë..
Ndryshe për pabesimtarët nuk ka as dashuri as pikëllim. Për ta edhe Zoti e ka hequr mëshirën..

Pasi mblidhen të gjithë në Portën e Xhenetit.. I pari që troket mbi të është Muhamedi a.s. I dashuri pejgamber..
Mirpo pranë tij dëshiron të hyjë edhe një grua..
Don të hyjë para tij, madje..
Kur e pyetën kush është ajo grua? Pejgamberi a.s tha: Nëna e jetimëve..!

HAPEN DYERT

Ne nje ceremoni gjigande hapen dyert e Xhenetit.. Besimtareve u shkelqen fytyra.. Tashme dhimbjet dhe vuajtjet kane marre fund. Po hyjne ne Xhenet. Engjejt kane organizuar pritje madheshtore per ta.. Secili obligohet ta coje njeriun ne Pronat e veta qe Zoti ia ka dhuruar..

Pergatiti: Eduart Thartori

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit