Dita e Pastrimit; Ndotja alarmante, aksionet janë të pasuksesshme

Mos i humb

Në Ditën Kombëtare të Pastrimit po mbahen disa aksione me vullnetarë për të hequr mbetjet urbane të hedhura në çdo vend.

Edhe pse shpesh herë është tentuar të pastrohen luginat e lumenjve nga ndotja katastrofike, aksionet kanë rezultuar të pasuksesshme, kjo edhe për shkak të ndotjes po kaq të madhe të përrenjve të cilët më pas i dërgojnë mbetjet drejt lumit.

Në kuadër edhe të Ditës Kombëtare të Pastrimit, një aksion i tillë u ndërmor në përroi e Gurrës në fshatin Shushicë në Elbasan, ku ndotja ishte e jashtëzakonshme.

Aksionit i janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të cilët dhanë mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.

Përsëri mbetet fakti që aksionet janë vetëm një zgjidhje e pjesshme e një problem të madh i cili ripërsëritet ndërsa sensibilizimi i qytetarëve për ndotjen mbetet detyra e madhe e gjithsecilit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit