
Të paktën dy pasagjerëve besohet se i është dhënë një mundësi e dytë për të jetuar, pak pasi humbën fluturimin fatal të ‘Ethiopian Airlines’, ku të gjithë pasagjerët përfshirë dhe ekuipazhin humbën jetën menjëherë pas rrëzimit.
Vetëm dy minuta mund të ndryshojnë fatin e dikujt, dhe këtë gjë e zbuloi fare mirë Antonis Mavropoulos, i cili humbi fluturimin fatal vetëm se mbërriti vonë në aeroport.


