Do të jetë pjesë e administratës ‘Biden’? Ish-Presidenti Barack Obama befason me përgjigjen e tij

Mos i humb

Ish-Presidenti Barack Obama tha se rezultatet e zgjedhjeve, me të dy kandidatët që marrin më shumë se 70 milionë vota secili, tregojnë se kombi është akoma i përçarë, gjë që nuk është një shenjë e mirë për demokracinë.

Obama tha se nuk do ta pranojë një vend në administratën e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

I pyetur nëse do të merrte parasysh një post në administratë, ai tha se nuk do të bënte kurrë disa gjëra pasi gruaja e tij Michelle do ta linte menjëherë.

Në një intervistë sot për CBS, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta ndihmojë Biden kur ai të marrë detyrën në janar, ai tha se Biden nuk ka nevojë për këshillën e tij.

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ose diçka si kjo,” tha Obama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit