Do t’i mungosh shumë gjermanëve dhe Europës, neve gjithsesi, Angela Merkel!

Mos i humb

Me pensionimin e kancelares Merkel, Gjermania dhe Europa po hyjnë në një periudhë të re pasigurie. Kjo është fjalia kyçe e ish-ministrit të jashtëm gjerman, Joschka Fisher, të cilën e shkruan në editorialin e tij të fundit të botuar nëpër gazetat prestigjioze gjermane.

Duke folur për shkuarjen e Angela Merkel, Joschka Fisher rikujton se nga viti 1949, Gjermania ka pasur vetëm tetë kancelarë, jo më shumë. Andaj, sipas tij, largimi i Merkel nga posti i kreut të qeverisë, nuk do të jetë ngjarje e thjeshtë sikur të gjitha ngjarjet. Për më tepër, thotë ai, ndryshimi i kreut të qeverisë, Gjermaninë zakonisht e përcjellin ndryshime të mëdha në jetën politike dhe shoqërore.

Kështu, duke lexuar ish-ministrin e jashtëm gjerman, sidomos kur përmend njoftimin e Merkel se ajo më nuk do të ri-kandidojë për kreun e CDU-së e as do të kërkojë rizgjedhjen e saj për kancelare të Gjermansë, qartë kuptojmë se pikërisht ky rast do të jetë pikëkthesa më delikate për Gjermaninë, për gjermanët dhe për Evropën.

Joschka Fisher më tutje ka thënë se rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, tek gjermanët kishte shkaktuar emocione të thella. E me gjithë këtë, thotë ai, ribashkimi i Gjermanisë nuk ndihmoi aq shumë në zbutjen papunësisë e as pakoi nevojën për reforma të gjithanshme. Përkundrazi, Gjermania kishte nevojë për reforma të thella në përmbajtje, të gjera në hapësirë dhe të gjata në kohë. Thjeshtë, të gjithanshme dhe të pafundme.

E megjithatë, thotë Joschka Fisher, Gjermania ka pritur më shumë nga “Mutti” Merkel. Gjermanët nuk hezitonin ta thirrnin “mutti” (nënë) kancelarën e tyre. Ata shpresonin se Gjermania nën udhëheqjen e saj do të ringjallet mmë shpejt, do të shkon përpara më larg, e do të shtrihet me ndikime të gjithanshme më gjerë. Gjermanët shpresuan se vendi i tyre po vihet prapë në pozitën e shtetit kyç në arenën ndërkombëtare, dhe se, nami i Gjermanisë do të shëndritë në fytyrat e gjermanëve, si asnjëherë më parë.

Por, thotë Joschka Fisher, kancelarja gjermane nuk arriti në plotni t’i realizonte ëndërrat e tepruara të gjermanëve. “Nëna” i zhgënjeu në masë “fëmijët” e saj. Ajo u tregua e ngadalshme në realizimin e aspiratave të tyre.

Gjithsesi, Angela Merkel arriti që Gjermaninë e ri-bashkuar ta udhëhiqte e së fundmi edhe ta linte me ambiciet më të mëdha për tu bërë Gjermania e dikurshme.

Andaj, gjermanët edhe për një kohë të gjatë do t’i obligohen kancelares së tyre. Ata do të obligohen që edhe më tutje ta quajnë e ta respektojnë si Mutti Angela Merkel/KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit