Do transportonin 577 kg drogë me gomone drejt Italisë, 40 ditë burg për tre trafikantët

Mos i humb

Tre skafistët të cilët u kapën duke transportuar 577 kg drogë me gomone drejt Italisë kanë dalë sot para gjykatës së Vlorës.

Kjo e fundit ka caktuar ndaj tyre masën e arrestit me burg për 40 ditë.

Të arrestuarit për këtë çështje janë shtetasit Mandi Begaj, 43 vjeç, Herman Muçaj, 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj, 34 vjeç.

Ishin forcat e Delta Forcë në Radhimë ata të cilët pikasën dhe u vunu menjëherë në ndjekje të gomones.

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë.

Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Droga prej 577 kg u gjet në gomone e gjatë 9 m, një pjesë në formë çokollate, rreth 200 kg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit