Dobitë e abdestit në shërimin e personit xheloz

Mos i humb

Ajo që është konsekuente në transmetimet e cituara është se personi me sy të keq magjepsës është vërtet person i sëmurë, por nëse ai është besimtar i vërtetë, ai duhet të shërohet dhe do të duhej t’i nënshtrohej shërimit të drejtë.

Metoda e dytë e të Dërguarit për ta luftuar ndikimin e syrit magjepsës, e përmendur në hadithin e cituar: “Merr abdest dhe laje vëllanë tënd me ujin e abdestit”, siç është përshkruar nga imam Tirmidhi, ndahet në tri etapa: pastërtia ceremoniale (gusl) për sulmuesin (‘a’in); terapia sugjestive për të dytë, sulmuesin dhe viktimën, dhe terapia shok për viktimën, duke përdorur elementin e befasisë për të qetësuar shqetësimin e viktimës në rast konvulzionesh (ngërçesh) dhe komës.

Kjo kryhet duke futur dorën në mënyrë ceremoniale nën rrobat e viktimës dhe duke i derdhur një filxhan ujë të abdestit të sulmuesit dhe, si element i befasisë, para se të spërkatet me filxhanin e dytë, duhet hedhur ujin pas dhe sipër kokës së tij.

Një trajtim i këtillë konsiderohet i drejtë dhe i dobishëm në rast konvulzionesh dhe kome, kurse të gjithë mjekët nuk pajtohen me këtë, por në përputhje me përfundimet e tyre, zakonisht një trajtim i këtillë është mjaft efikas.

Në të vërtetë atë që disa mjekë të zakonshëm mund ta përqeshin, ose ta quajnë jo të plotë me atë që e trajtojnë ata si argument shkencor, mund të jetë vetëm argumet i mungesës së diturisë së tyre mbi gjendjet e njeriut dhe me siguri të mungesës së besimit të tyre dhe të kuptuarit të drejtë të ligjeve, shkaqeve dhe pasojave që ka përcaktuar Zoti.

Përkundër kësaj, mendjet e ekuilibruara do të pajtohen me një trajtim të këtillë. Kjo kuptohet nga pranimi i faktit që helmi i gjarprit gjendet në mishin e gjarprit, prandaj shërimi i personit tepër të shqetësuar qëndron në ftohjen e zemërimit të tij dhe në luftimin e zjarrit të tij duke e nxjerrë jashtë personit, duke ia përkëdhelur kokën ose supet, dhe duke i shprehur njëkohësisht dashurinë dhe shqetësimin për gjendjen e tij.

Kjo është njësoj si kundërshtimi ndaj atij që dëshiron të hedhë zjarrin mbi ty. Pra, kështu ti mund ta shuash atë zjarr duke i hedhur një kovë ujë në dorën në të cilën ai e mban ende zjarrin, por para se ai zjarr të kalojë tek ti. Kjo është vetëm arsyeja e shëndoshë.

Për këtë arsye i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka thënë njeriut me karakter xheloz që të thotë këtë lutje: “Zot, bekoje atë që e ka ai njeri”.

Kjo bëhet për atë që të largohen pasojat e sëmundjes personale të dikujt me anë të lujtes.

Kjo është ajo që quhet njohje (ihsani) e ndonjë sëmundjeje personale të dikujt dhe kërkim i ilaçit për të.

Siç e kemi shqyrtuar në kapitujt e mësipërm, çdo sëmundje duhet të trajtohet me antidotin e vet. Për këtë shkak, pasi kjo lloj sëmundje malinje i godet pjesët më të ndieshme të trupit të njeriut, dhe pasi kjo sëmundje përpiqet të dalë nga trupi i njeriut nëpër pjesët që kanë pore më të imëta në lëkurë, por pa sukses, ajo zë vend përfundimisht në rajonet e përshtatshme për të sprovuar shpirtrat e këqij dhe veprimet e tyre; duke derdhur ujin e abdestit në trupin e viktimës, nën rrobat e tij, dëshirohet të arrihet shuarja e zjarrit të kësaj sëmundjeje dhe nxjerrja jashtë e shpirtligësisë helmuese.

Qëllimi tjetër i këtij abdesti është i tillë që ai të veprojë mbi zemrën, që është më e ndieshmja, më e përgatitura dhe më e shpejta për t’u përgjigjur në krizën e shfaqur. Z

emra e besimtarit do të përgjigjet në mënyrë të natyrshme dhe do t’i zbusë pasojat e helmit, do të shuajë zjarrin e xhelozisë.

Pra, viktima shërohet me lejen e All-llahut. Nga ana tjetër, si në shembullin e grerëzës, kur e thumbon viktimën e vet dhe kur ia lëshon helmin, ajo e ndien veten të qetë, ndërsa viktima e ndien veten të kënaqur kur e mbyt grerëzën dhe viktimës fillon t’i kthehet fuqia.

Kënaqja e viktimës ndihmon të mos e hetojë dhembjen dhe, më tej, trupi i viktimës mbledh antidotin natyror për ta luftuar dhe për ta eliminuar veprimin e helmit. Pra, shpërlarja nën rroba e ndihmon viktimën në pikëpamje psikologjike dhe e përgatit zemrën e viktimës që të ngritet kundër zemërligësisë së syrit magjepsës, ndërsa befasia e spërkatjes me ujë sipër kokës së viktimës ndihmon shuarjen e zjarrit të syrit magjepsës dhe i shkatërron pasojat e tij të këqija.

Një zjarr i tillë do të shuhet njëkohësisht dhe njësoj si te viktima, ashtu edhe te personi xheloz. Nga ana tjetër, viktima do të ngritet në gjendjen e vet shpirtërore, ndërsa autori i krimit do të bjerë. Dobi të tilla janë të ngjashme me ato të kovës së farkëtarit që ai e përdor për të ftohur copat e çelikut pas farkimit të tyre, por para formësimit të tyre përfundimtar. Uji i këtillë është përdorur në recetat mjekësore në mjekësinë natyrore (tibb).

Pra, ajo që mbledhësit e bimëve mjekuese (taba’i’i) u japin klientëve të vet, kur krahasohet me mjekësinë e të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., është sikur të krahasosh tregtarin e bimëve me një mjek, por edhe atëherë ai nuk është i barabartë me vlerën e vërtetë të mjekësisë së të Dërguarit. Kjo është njësoj si krahasimi i njohurisë së mjekut me atë të të Dërguarit të All-llahut (resul dhe nebijj).

Edhe kjo është e mundur! Megjithatë, ekziston një raport më i përsosur ndërmjet asaj që ata përdorin për shërimin e pacientëve të tyre, sepse Krijuesi dhe Ligjdhënësi Suprem janë një, kurse secilit i është dhënë dituria në përputhje me shkallën dhe thellësinë e të kuptuarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit