Dodik i thotë Thaçit në Tiranë: Mos e përmend Republikën Serbe

Mos i humb

Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Herzegovinës, Milorad Dodik i ka thënë Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të ndalë përmendjen e Republikës Serbe.

Duke reaguar ndaj Thaçit i cili ka deklaruar se  “nuk dëshiron në Republika Serbe” në Kosovë i tha Thaçit gjatë takimit plenar të Samitit Brdo-Brijuni në Tiranë që të ndalojë së përmenduri Republikën Serbe sepse sipas tij “Republika Serbe është  është një kategori kushtetuese, e konfirmuar në Dayton (marrëveshjem e paqes), ka Kushtetutën dhe territorin e saj”.

“Mos e përmend Republikën Serbe nëse kjo do të bëjë që ju të ndiheni më mirë, më lejoni t’ ju them – Republika Serbe  nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, pasi Kosova është Serbi”, tha Dodik, njofton Sputnik duke cituar agjencinë Srna.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi anuloi edhe drekën e organizuar pas përfundimit të punimeve të samitit të Brdo-Brijunit në kryeqendrën shqiptare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit