Dogji një sipërfaqe toke në Radhimë, arrestohet 36-vjeçari.

Mos i humb

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dogji një sipërfaqe toke me ullinj në Radhimë.

Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme në fshatin Radhimë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia i gjeti doza lënde narkotike marijuanë. Sipas policisë, 36 vjeçari rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit