Dorëheqja e kryeministrit pas shpërthimit tragjik/ OKB thirrje Libanit për formimin e shpejtë të qeverisë së re..

Mos i humb

LIBAN– Dy ditë më parë qeveria libaneze dha dorëheqjen pas protestave masive e të dhunshme, që erdhën për shkak të shpërthimit tragjik në Bejrut që u mori jetën 200 njerëzve dhe plagosi mbi 6 mijë të tjerë.

Tashmë Presidenti i vendit është në pritje të krijimit të kabintetit të ri, por në këtë kohë koordinatori special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libanin, Jan Kubis, u ka bërë thirrje autoriteteve libaneze për formimin e shpejtë të një qeverie të re, pas dorëheqjes së kryeministrit Hassan Diab.

Gjatë deklaratës së tij, Kubis bëri thirrje për formimin e një qeverie të re që plotëson aspiratat e popullit libanez dhe gëzon mbështetjen e tyre dhe që mund të adresojë sfidat urgjente dhe të shumta me të cilat përballet vendi.

“Ka nevoja të menjëhershme humanitare që duhen adresuar dhe reformat e nevojshme që duhen ndërmarrë pa asnjë vonesë për të rikthyer besimin e popullit libanez dhe të bashkësisë ndërkombëtare në Liban.”- u shpreh ai.

Katër gushti është dita në të cilën u shkatërrua kryeqyteti libanez për shkak të shpërthimit të fuqishëm. Ky incident ndodhi në një kohë kur Libani përballej me një krizë të rëndë financiare së bashku me pandeminë e koronavirusit. Tashmë vendi është nën “pushtimin” e demonstratave të dhunshme që kërkuan largimin e kësaj qeverie, por pas largimit të kryeministrit ata këmbëngulin edhe për dorëheqjen e Presidentit të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit