Dorëheqja? Rama: Unë e kam bërë detyrën, nuk jam si Zaevi

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të ndjekë shembullin e Zaran Zaev, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi Maqedonia e Veriut nuk mori një datë me hapjen e negociatave.

Rama tha se “jap dorëheqjen nëse s’kam bërë unë detyrën”. Ai u shpreh se, përgjegjësia e tij me atë të Zaev nuk është e njëjtë.

“Në rastin e Zaevit, çdokush tjetër do bënte të njëjtën gjë se Zaevi ka kërkuar ndërrimin e emrit të vendit, e kuptoni çdo të thotë? E ndërroi emrin në konflikt dhe u nda gjithë shoqëria”, shtoi.

Keni përgjegjësinë e krizës politike…

Rama: Lerë krizën politike, të filxhanit?! Gjysma e popullit se donte ndërrimin e emrit, Zaevi i tha është e vetmja mënyrë për të hyrë në BE dhe BE e tradhtoi dhe pas kësaj do kthehet që fitojë legjitimet.

Kryeministri Rama, gjatë ligjëratave të tij, mohoi çdo përgjegjësi të tij për mos-hapjen e negociatave, duke ia hedhur BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit