Dorëhiqet drejtoresha e IKTK, Margariti i kalon postin zv.drejtores

Mos i humb

Arta Dollani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtores së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Për vijimin e mëtejshëm të punës, Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka emëruar në krye të IKTK, deri në përfundimin e procedurave të konkurimit, Rudina Kule, që mbante detyrën e zv.drejtores në këtë institucion dhe drejtuese e ASHA deri në momentin e formimit të IKTK.

Ky institut u formua nga bashkimi i 2 institucioneve të mëparshme në varësi të ministrisë së Kulturës përkatësisht nga Instituti i monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.

IKTK-ja duhet të ushtrojë veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.

Ajo synon të ushtrojë veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese e të shpëtimit dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike, si rrjedhojë e planifikimit urban e territorial në Republikën e Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit