Dorëzohen celësat për 102 apartamente të reja, Rama: Zemra plot

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave për 102 apartamente në 6 pallate të reja, për banorët që humbën strehën nga tërmeti në Marikaj.

Ndër të tjera, ai i falenderoi për mikëpritjen, duke u shprehur se ndihet me zemrën plot dhe i lumtur që ky projekt u realizua.

Sakaq, Rama i ka thënë qytetarëve se tani shtëpitë mund t’i përdorin si të duan, ose të banojnë vetë, ose t’i shesin, ose t’i japin me qira.

“Faleminderit për mikëpritjen! Më vjen mirë që u realizua ky projekt. Keni pasur probleme me pronën, histori të pafund të mbivendosjeve, por e rëndësishme është që tani kjo punë mbaroi dhe tani të gjithë ju do merrni shtëpitë, më të mirat se ato që kishit, do t’i merrni falas siç ju kemi premtuar. Kështu që janë prona juaj, mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni, nuk keni asnjë qindarkë, as kredi, asnjë detyrim tjetër ndaj shtetit, kuptohet dritat do t’i paguani vetë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit