Dorëzohen disa terroristë të YPG/PKK-së te forcat turke të sigurisë

Mos i humb

Tre terroristë të YPG/PKK-së u dorëzuan tek forcat turke të sigurisë në juglindje të vendit, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë,  (AA).

Terroristët që kishin ikur nga strehimoret e grupit terrorist në Irakun e veriut dhe Siri erdhën në pikat kufitare në rajonin Suruç të provincës Şanlıurfa dhe në Şırnak të rrethit Silop, tha ministria në një deklaratë.

Më tej thuhet se dorëzimi i terroristëve ishte si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të bindur terroristët e YPG/PKK-së për të braktisur armët.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit