Në fjalën e tij pas daljes nga SPAK, Këlliçi u shpreh se është thirrur në lidhje me denoncimet e tij për aferën “5D”.

Ai u shpreh se nuk mbyllet hetimi i SPAK vetëm me personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurie, duke sqaruar se shtë një hetim i zgjeruar.

“Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor që më është kërkuar mos ti bëj publike nuk do t’i bëj por po ndalem në deklaratat e mia

Vijoj i qendoj kërkesës për zbatimin e rekomandimit të Apelit GJKKO të hetimit të Jola Bejko që ka deklaruar në komunikime privarte se hoteli është në pronësi të Lali Erit.

Të zbulohet roli i administratorit ndaj të cilit nuk ka asnjë masë. Dëshmia e tij mund të jetë kyç për zbardhjen e aferës.

Të zbulohet roli i titullarëve të autoritetet kontraktor, Veliaj dhe ish zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku.

Ti shkohet deri në fund zbardhja e rolit të Herjon Rrapaj,

Kërkova nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të evidentohet dëmi në buxhet dhe të sekuestrohen asetet e këtyre shtetasve e t’i kthehen qytetarëve.

Nuk mnbyllet ky hetim me personat ndaj të cilëve është marrë një masë, është një hetim i zgjeruar. Të hetohet si grup i strukturuar kriminal”, tha ai.