Dosja kriminale e PYD/YPG-së në raportet ndërkombëtare

Mos i humb

Krimet kundër njerëzimit të krahut të organizatës terroriste separatiste PKK në Siri, PYD/YPG, janë përfshirë edhe në raporte. Sipas të dhënave në raportet ndërkombëtare, organizata terroriste ka masakruar 500 civilë, në mesin e të cilëve gjenden edhe fëmijë, ndërkohë që ka zbatuar politikë të spastrimit etnik dhe dëbimit ndaj popullatës së rajonit, përfshirë arabët, turkmenët, kurdët dhe jezidët.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka përpiluar nga raportet ndërkombëtare, PYD/YPG, krahu i PKK-së, e cila prej 30 vitesh ka përdorur dhunë dhe shtypje ndaj banorëve në rajonin e Anadollit Lindor dhe Juglindor, zbaton strategjinë ndaj vendbanimeve në veri të Sirisë.

Që nga viti 2013, organizata ka synuar që strukturimin e saj në veri të Sirisë ta shndërrojë në autonomi në Afrin, Kobani dhe Xhezire dhe ta institucionalizojë praninë e saj politike dhe të armatosur në rajon, ndërsa për këtë qëllim ka kryer dhe vazhdon të kryejë para syve të botës çdo lloj krimi kundër njerëzimit.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), në një raport të publikuar në janar të vitit 2016, tregoi se PYD/YPG ka kryer shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në zonat nën kontrollin e saj, siç janë spastrimi etnik, burgimi arbitrar, rekrutimi me forcë dhe dëbimi.

Në raport thuhej se afër 500 civilë janë vrarë nga PYD/PKK deri në datën e publikimit të raportit, prej të cilëve 51 kanë qenë fëmijë, 43 gra dhe 16 persona që kanë humbur jetën nga tortura. Në raport janë përmendur edhe kërcënimet e organizatës terroriste ndaj partive politike që e kanë kundërshtuar atë.

Ekzekutimet e organizatës, që filluam në tetor të vitit 2011 me atentatin ndaj Mishel Temo, liderit të Partisë së të Ardhmes, e cila përbëhet nga kurdë opozitarë në Siri, deshifroi gënjeshtrën e organizatës terroriste e cila ka pretenduar se “punon për popullin kurd”.

Edhe prijësi fisnor Abdullah Bedro dhe përgjegjësi për Halep i Partisë Unioni Demokratik i Kurdëve të Sirisë, Sherzad Haxh Reshid, humbën jetën në atentate nga organizata terroriste.

Teksa para luftës në Siri ishin 12 grupe kurde, aktualisht është vetëm organizata terroriste PYD/PKK. 350 mijë kurdë të Sirisë që kanë migruar nga rajone të kontrolluara nga organizata terroriste si rezultat i shtypjes, janë strehuar në Turqi.

Këto praktika të PYD/YPG-së po ashtu janë shfaqur në raportin e SNHR-së të publikuar në janar të vitit 2016. Siç thuhet në këtë raport, 42 gra janë vrarë nga terroristët e PYD/YPG-së në vitet 2011-2016.

Raporti i titulluar “Nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë”

Organizata terroriste ka zbatuar politikë të spastrimit etnik dhe dëbimit ndaj popullatës së rajonit, përfshirë arabët, turkmenët, kurdët dhe jezidët. Sipas raportit të SNHR-së, kjo organizatë ka dëbuar dhjetra mijëra persona nga të paktën 49 vendbanime në rajon.

Po ashtu, “Komisioni për Hetimin e të Vërtetave” i cili përbëhej nga Koalicioni Kombëtar i Sirisë dhe i cili nisi punimët më 22 qershor të vitit 2015 për t’i hetuar zhvillimet e fundit nga vendi në rajonin e Tel Abjadit, ka njoftuar se turkmenët dhe arabët në Tel Abjad janë detyruar të migrojnë nga ana e YPG-së.

Në mesin e fshatrave të turkmenëve dhe arabëve, prej ku YPG i detyroi me armë banorët të migrojnë, bëjnë pjesë El Isevije, Abdi, Es Savra, Bab el Hava, El Daba, El Min Kelli, Midlexh dhe Karasheref.

Në të njëjtën raport njoftohet se në shkurt të vitit 2015, 100 familje turkmene në Haseke janë detyruar të largohen për shkak të burgimeve arbitrare dhe torturave të ndryshme.

Ndërkaq, Amnesty International, në raportin me titull “Nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë” të publikuar në tetor të vitit 2015 dhe të përgatitur nga deklaratat e dëshmitarëve, pamjeve satelitore dhe observimeve të ekspertëve, po ashtu përfaq haptazi krimet e PYD/YPG-së, si spastrimi etnik, dëbimi dhe rrënimi.

Në raport dokumentohet se në zonat rikthyera nga DEASH-i, organizata terroriste ka dëbuar me forcë banorët dhe ka rrënuar shtëpitë e tyre.

Luftëtarët fëmijë

Një tjetër krim kundër njerëzimit i organizatës terroriste është dërgimi i fëmijëve në front.

Sipas një numri të madh marrëveshjesh ndërkombëtare (Konventat e Gjenevës në Lidhje me Mbrojtjen e Civilëve në Kohë Lufërash të vitit 1949, Protokli Shtesë i Konventave të Gjenevës, Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve e vitit 1989 dhe Protokoli Shtesë i Konvetës së të Drejtave të Fëmijëve), ndalohet detyrimi i të miturve në luftë.

Kjo shkelje e PYD/YPG-së zë vend në raportet e shumë organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të pavarura. Një raport i Komisionit të Pavarur Hetimor Ndërkombëtar për Sirinë e OKB-së i publikuar më 16 gusht të vitit 2013, tregon se PYD/YPG ka punësuar në ushtri fëmijë meshkuj dhe femra të moshës 12 vjeçe në Afrin dhe Haseke.

Në edicionin e vitit 2013 të “Raportit për Fëmijët dhe Përleshjet e Armatosura në Siri”, i cili publikohet çdo vit nga OKB, njoftohet se fëmijë meshkuj dhe femra të moshës 14-17 vjeç në në Siri i janë bashkangjitur grupeve të armatosura kurde në Haseke dhe se shumë fëmijë janë vendosur në pika kontrolli dhe janë përdorur për bartje informacionesh dhe pajisjesh ushtarake dhe për t’u trajnuar.

Ndërkaq, në një raport të publikuar në maj të vitit 2015 nga ana e portalit të pavarur KurdWatch, thuhet se PYD ka angazhuar fëmijë dhe të rinj duke filluar nga mosha 12 vjeçe.

Siç theksohet, fëmijët e rrëmbyer janë marrë për trajnim në kampet e PKK-së në Malin Kandil./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit