Dr. Mustafa Bajrami me një mesazh shumë domethënës; Botës i ka ardhur koha për të ndryshuar!

Mos i humb

Ndryshimi që po vjen!

Nëse i hedhin një sy kohës kur ishte paraqitur Pejgamberi i Zotit, Muhamedi a.s., lehtë do të vërejmë se ai nuk kishte për ta festuar gjendjen e atëhershme të shoqërisë së vet, të njerëzimit në përgjithësi. Por, kishte ardhur në kohën e duhur, në kohën kur kërkoheshin ndryshime të mëdha, kërkohej një revolucion social me përmasa botërore. Prej a-së, deri në zh. 

E dinte Muhamedi a.s. se me çka do të merrej, i dinte vështirësitë dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohej. Ama, ai, me ndihmën e Zotit dhe duke i besuar vetvetes, e nisi dhe e qoi deri në fund. E bëri me shumë sukses.

Kështu dhe për fat të mirë, ardhja e tij prej revolucionari preku çdo shtresë të shoqërisë, çdo cep të tokës; hë duke u pranuar e duke u mbështetur, hë duke i rezistuar dikush, e dikush tjetër duke e luftuar. Kryesorja, nuk mbeti vend në botë pa u lëkundur deri në themel.

Thuajse njëjtë, por me simbolika dhe pasoja tjera, ndodhi edhe Revolucioni Borgjez Francez. Në kohën e fundit kur prapë duhej të bëheshin ndryshime. Fryma e këtij revolucioni fillimisht preku Francën, pastaj shpërnda nëpër Evropë e më vonë në çdo cep të botës. Pasuan ndryshime të mëdha sociale, hë duke u pranuar e duke u mbështetur, hë duke i refuzuar dikush, e dikush tjetër duke e luftuar. Ama, ç’është kryesorja, nuk mbeti vend në botë që nuk ndjeu frymën e këtij revolucioni.

Me sa duket, botës i ka ardhur koha për një revolucion të tillë, i treti me radhë. Sepse, kjo bota jona aq shumë ka dalë prej kolloseku, sa më nga njeriu ka mbetur vetëm pak njeri. Sa, vërtetë bota po ndjenë nevojën për ndryshime rapide sociale dhe të gjithanshme.

E di se ndryshimet, revolucionet e reformat janë shumë të vështira. Ata i luftojnë më së shumti njerëzit që kanë pushtetin në dorë, që kanë paranë dhe të tjerët që janë steril në dhënie shoqërisë dhe njerëzimit. Sidomos edhe ata që kanë mentalitet robi, që kënaqen me pak dhe që priren nga një shpirt kameleoni.

Bota me padurim po pret ndryshime. Ato ndryshime nuk duhet të vijnë nga jashtë, por duhet të vijnë pikërisht nga zëvendësi i Zotit në tokë. Nga njeriu.

Zoti i ndihmoftë këtyre njerëzve që po kërkojnë ndryshime, që kanë filluar në Francë, që po përhapen nëpër vende tjera të Evropës, e me shpresë dhe detyrimisht edhe tek ne shqiptarët. Pastaj në gjithë botën.

Është koha kur njeriu duhet t’i kthehet natyrës së vet në të cilën e ka krijuar Allahu i Madhërishëm. Përndryshe, atij i ka ikur edhe vetja prej dore.

E pra, nëse asgjë më tepër nuk mund të bëni për ta ndihmuar ndryshimin që po vjen, së paku një lutje nga tek Zoti për suksese të këtyre njerëzve.

Ndryshimet janë në dobinë tuaj!

Tonin!

Dhe të fëmijëve tanë…!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit