Dramë në Moskë, aeroplani me 109 pasagjerë rrëshqet nga pista

Mos i humb

Aeroplani komercial “Boeing 747” nga Yakutia ka rrëshqitur nga pista e aeroportit “Vnukovo”, ka bërë të ditur përfaqësuesi i shërbimeve emergjente.

“Aeroplani që për destinacion kishte Nerjungri-Moskë, derisa po zbriste në aeroportin Vnukovo ka dalë nga pista për më shumë se 30 metra”, ka shtuar ky zyrtar.

Në aeroplan ishin 109 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, e deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Sipas të dhënave preliminare, aeroplani nuk ka pësuar ndonjë dëmtim. E sipas pamjeve amatore të publikuara më poshtë, shihen se si pasagjerët largohen nga aeroplani duke u nisur në drejtim të terminalit.

Në anën tjetër autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht aeroporti për shkak të këtij incidenti. 

https://youtube.com/watch?v=-g-QrXnC47w%3Ffeature%3Doembed
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit