Drecun: Haradinaj pa u “turpëruar” do ta heqë taksën, Amerika është në pyetje!

Mos i humb

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, beson se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, ndërsa thekson se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, do të veprojë në përputhje me kërkesën e SHBA-së, që të mos “turpërohet”.

I pyetur, nëse Haradinaj do të rezistojë kërkesave të BE-së dhe SHBA-së, për heqjen e taksës për të mbrojtur qëndrimin e tij se taksa nuk do të hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia, Drecun tha se “natyrisht se jo”, ai e di se deri ku mund të shkojë me këtë qëndrim, ndërsa po përpiqet që të përfitojë sa më shumë kohë dhe të përgatitet, për zgjedhje eventuale në Kosovë.

“Ai dëshiron të duket person i fuqishëm i cili nuk dorëzohet, nuk i frikohet askujt, ku as amerikanët nuk mund të ndikojnë. Kjo është filozofia e tij, por ai e kupton se duhet të veprojë sipas kërkesës së SHBA- së, është duke kërkuar rrugëdalje për të mos u turpëruar. Mendoj se do ta heq taksën”, tha Drecun për tv Pink.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit