Drecun: Krijimi i Shqipërisë së Madhe proces i pakthyeshëm

Mos i humb

Kryetari i Këshillit për Kosovë, Milovan Drecun ka thënë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është proces i pakthyeshëm dhe se do të “krijohet në këtë apo në një formë tjetër”.

Ai vuri në dukje se krijimi i Shqipërisë së Madhe është për t’iu kundërvënë Serbisë për territorin që pretendon të jetë pjesë e resurseve dhe demografisë së saj.

“Kjo është një gjeopolitikë reale e cila është në interes të vendeve përendimore. Është e qartë se përendemi nuk e kundërshton krijimi e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Drecun për tv Pink, transmeton Kosova Post, duke shtuar më pas se nuk mund të bëhemi të verbër  e të mos e shohim se në shekullin 21 do të kemi një Shqipëri të Madhe.

Këtë fakt  duhet ta pranojmë dhe ta kuptojmë se në këtë terren nuk duhet të kemi sjellje jo racionale.

Sipas tij, Shqipëria po bënë gjithçka në këtë drejtim dhe se kjo sjellje është jocivilizuese, politikë shkatërruese dhe destabilizuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit