Drejtori i Policisë së Shtetit: Nga e enjtja çdo qytetar i detyruar të mbajë maskë kur del nga shtëpia. Do monitorojmë të gjitha ambientet dhe hapësirat publike

Mos i humb

Frikë dhe revoltim pas vrasjes së mësuesit, plasin protestat masive në Francë

Franca u përfshi nga tubime në mbarë vendin me thirrjet pro lirisë së shprehjes dhe laicizmit, ndërkohë që qeveria diskutonte të dielën...

Gjermani, shënohet rekord i ri i rasteve ditore me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Gjermani është shënuar një rekord i ri duke regjistruar 7.334 raste të tjera me koronavirus.

Digjet një shtëpi në Korçë/ Gruaja harron bombolën e gazit ndezur, dëme në hyrjen e sapoblerë

Një banesë në katin e dytë të një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët. Raportohet se nga informacionet...

Aksident i rëndë, humb jetën i riu nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunën në Itali. Mediat në vend bëjnë me dije se një makinë ,...

Ndonëse vendimi apo akti i qeverisë nuk është miratuar ende por vetëm paralajmëruar, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi sot se nga enjtja çdo qytetar i detyruar të mbajë maskë kur del nga shtëpia dhe se policia do monitorojë të gjitha ambientet dhe hapësirat publike.

“Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit.
Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.
Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit”, deklaroi Veliu.

🔴 Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit drejtuar qytetarëve, për respektimin e masave ANTI-COVID dhe MBAJTJEN E DETYRUESHME TË MASKËS NGA DITA E ENJTE ME TË DALË NGA SHTËPIA😷

Gepostet von Edi Rama am Montag, 12. Oktober 2020

Sipas tij, qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi.
“Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.
Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.
Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.
Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi”, tha drejtori i policisë.

Ai theksi se në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale.

“Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre.
Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm”, deklaroi Ardi Veliu.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rikthehet “Përbindëshi i Detit Kaspik”

Në brigjet perëndimore të Detit Kaspik shfaqet një relikt që ngjan me një përbindësh gjigant uji. Është e vështirë të imagjinosh që...

Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek...

Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të...

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5...

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.