Dreshaj: Garën për deputetë nuk e bëjë për pagë, do të punoj pa hile me nder e dinjitet!

Mos i humb

Ish -kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga AAK-ja, Gani Dreshaj,  në zgjedhjet e 5 Tetorit, do të sfidohet në garën për deputetë, derisa ka zënë numrin 40 në Listën e AAK-së.

Dreshaj, këtëj sfidë për përfaqësim në Kuvend nuk e bënë për  pagë e as për të siguruar mjete financiare, porse shkruan ai në Facebook, se kjo garë është përgjigje ndaj besimit të dhënë nga Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së.

Për më tepër ka shkruar Dreshaj se besimin e partisë dhe të qytetarëve, ai do ta kthejë në të mirë të Kosovës dhe qytetarët e saj.

‘E tëra që mund të ju them unë, është se gjithmonë kam punuar e do të punojë pa hile, me nder e dinjitet’, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Të dashur qytetarë,

Numri 40 në listën e AAK-PSD, do të jetë numri që ju me votën do tuaj do të jepni vlerësimin tuaj nëse unë meritoj të jem edhe për një mandat deputet në Parlamentin e Kosovës.

E tëra që mund të ju them unë, është se gjithmonë kam punuar e do të punojë pa hile, me nder e dinjitet.

Ju betohem se, garimi im si deputet nuk ka qëllim që të jem aty për të siguruar një pagë, apo as një të ardhur financiare, por që i jam përgjigjur pozitivisht besimit të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së për të cilin jam mirënjohës dhe do të bëj gjithçka që të arsyetoj këtë besim.

Mund të shihni se deri tash nuk kam qenë 100% në kërkim të votës në fushatë, por edhe kur nuk jam këtu, ju siguroj se bëj gjithmonë diçka të mirë për Kosovën.

Tani e tutje, jam për 100% shtet dhe 100% për Ramush Haradinajn.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit