Drogë, mijëra euro dhe makina luksoze/ Policia spanjolle shkatërron bandën italo-shqiptare, tetë të arrestuar

Mos i humb

Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë, në kuadër të operacionit të koduar “Vergel”, kanë vendosur në pranga 8 persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Sipas mediave spanjolle, policia ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare, e cila prodhonte në qytetin Feunegirola, Malaga, sasi të konsiderueshme të marijuanës, e më pas e transportonte në Itali, ku bëhej dhe shpërndarja.

Raportohet se hetimet e policisë kanë filluar që në janar, ku grupi në fjalë është mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm.

Banda italo-shqiptare kishte marrë me qira disa apartamente në qytete të ndryshme të Spanjës, ku bëhej dhe prodhimi i drogës.

Gjithashtu në njërën nga magazinat u gjetën 239 kg marijuanë dhe 60 kg hashash.

Policia spanjolle sekuestroi gjithashtu edhe një kamion që përdorej për transportin e lëndës narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.

Sakaq, bëhet me dije se gjykata ka kërkuar burgim për pesë nga tetë të akuzuarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit