Dronët turq në Libi ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë

Mos i humb

Gazeta franceze “Le Monde” ka shkruar se Ankaraja me dronët e armatosur (SIHA) të gjeneratës së re duke mbështetur Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e cila gëzon mbështetjen e OKB-së ka ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në këtë vend dhe ka dobësuar Khalifa Haftarin, liderin e forcave jolegjitime në lindje të vendit.

Në artikullin e saj të shkruar nga Frederic Bobin, gazeta “Le Monde” ka theksuar se ekuilibri i fuqisë ka ndryshuar në favor të GNA-së me kontributin e Turqisë, pas sulmeve që milicët e Haftarit filluan në prill 2019 për të marrë nën kontroll Tripolin.

Milicët e Haftarit më 13 prill u nxorrën nga qytetet Sabratah dhe Sorman që ndodhen rreth 70 kilometra nga kryeqyteti, thuhet në artikullin e gazetës ku theksohet se “Forcat e Haftarit kanë filluar të humbasin në terren dhe se në objektivin e forcave qeveritare ndodhet baza ushtarake ajrore Al-Watiya dhe qyteti Tarhuna të cilat janë zonat e fundit që forcat e Haftarit kanë nën kontroll në perëndim të vendit”.

Ekspertët për gazetën kanë thënë se ekuilibri i fuqisë në Libi është kthyer në disfavor të Haftarit pasi Turqia ka rritur mbështetjen e saj për GNA-në me mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe me teknologji të gjeneratës së re.

Wolfram Lacher, hulumtuesi i Institutit gjerman për marrëdhënie ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë me seli në Berlin, në një deklaratë për gazetën ka thënë se “Ekuilibri i fuqisë në Libi ka ndryshuar që në fillim të këtij viti”. Më tej në artikull thuhet se elementët ajrorë të Haftarit në hapësirën ajrore të Libisë e cila më parë mbizotërohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nuk mund të arrijnë në rajonet nën kotrollin e GNA-së për shkak të dronëve turq dhe kundërajrorëve të vendosur nga Turqia.

Në artikullin e “Le Monde” thuhet se mbështetja e Turqisë për GNA-në në Libi ka “nevojitur një mjedis strategjik” të ri dhe se milicët e Haftarit kanë kaluar nga pozicioni sulmues në pozicionin mbrojtës.

Hulumtuesi i Istitutit Clingendael me qendër në Holandë, Celil el-Harşavi në një vlerësim për gazetën pretendon se “Këtë ndryshim në terren e ka shkaktuar fakti që planifikimet dhe komandimet e operacioneve kryhen nga Turqia.

  • “Nënvlerësimi i turqve ishte një gabim i madh”

Duke rikujtuar se mbështetja e Turqisë për GNA-në bazohet mbi marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë e cila u nënshkrua mes dy palëve në nëntor 2019, “Le Monde” ka thënë se Haftari merr një mbështetje të gjerë ushtarake dhe financiare nga Rusia, EBA, Jordania, Egjipti dhe Arabia Saudite.

Ankaraja arriti të thyejë vijën e rrethimit përreth kryeqytetit Tripoli dhe kjo u shtua në listën e suksesit të GNA-së e cila ishte dobësuar pas përfshirjes në konflikt të ushtarëve mercenarë të Grupit Wagner, kompanisë ruse të sigurisë, thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Hulumtuesi libian, Mohammad Al-Jarrah në një deklaratë për gazetën tha se “Forcat e Haftarit menduan se Turqia nuk do të bënte asgjë dhe nënvlerësimi i turqve ishte një gabim i madh”.

Gazeta “Le Monde” parashikoi se përballë këtij ndryshimi në ekuilbrin e fuqisë, mbështetësi kryesor i Haftarit në Libi, EBA do të rritë mbështetjen e saj për Haftarin përmes Egjiptit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit