Dule kërkon interpelancë me kryeministrin në Kuvend: Minoritetet, jo në agjendën e prioriteteve për Ramën

Mos i humb

Deputeti Vangjel Dule kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e minoriteteve këtë të enjte në Kuvend, por ky i fundit ia kaloi fjalën ministres Elisa Spiropali, pasi nuk është i pranishëm në sallë.

Dule nuk e pranoi këtë, duke thënë se minoritetet nuk janë në agjendën e prioriteteve për Ramën. Ai kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të zhvillohet në një moment tjetër kjo interpelancë.

“Kryeministri nuk paska denjuar. Qëndrimi i Ramës është se respektimi i minoriteteve nuk ekziston në agjendën e prioriteteve të tij, por ekziston në BE. Nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interpelance, po mundët të zhvillohet në një moment tjetër me Ramë. Tregon qëndrim abuziv dhe qëndrim të vullnetit negative”, tha Dule.

Ndërsa në fjalën e saj, Spiropali hodhi poshtë akuzat e Dules, duke theksuar se minoritetet janë një ndër çështjet më të rëndësishme për qeverinë.

“Ishte pikërisht në respekt të kërkesës suaj për të dëgjuar se çfarë kanë bërë qeveritë shqiptare për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ne vendosëm të mbajmë sot këtë interpelancë dhe ju vendosët mos ta zhvilloni. Kohën tuaj e shfrytëzuat dhe thatë disa të pavërteta. Ky vend është një shembull për rajonin për sa i përket respektimit të pakicave kombëtare dhe plotësimit të kuadrit ligjor. Ju garantohen liritë ekonomike e kulturor, por dhe liri të tjera që fatkeqësisht shqiptarëve në shumë vende të botës i mohohen“, tha Spiropali.

Dule sërish mori fjalën nga vendi dhe më pas u largua nga salla e kuvendit.

“Zonja Spiropali sapo e provuat drejtësinë dhe vendimin tim për të mos e zhvilluar, e drejta ime është çështje debatesh dhe jo recitimesh”, tha Dule.

Rendi i ditës këtë të enjte në kuvend:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 33, datë 14.12.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i

ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 9.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule. (Neni 80 i

Kushtetutës, neni 96 Rregullore Kuvendi)

4. Seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit dhe Sportit kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 95 Rregullore Kuvendi)

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut,

për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe

nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së

Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferimin e personave të dënuar”.

(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për

miratim: absolute)

Pyetje

2

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

7. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues

në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21/1, pika 1

dhe neni 55 Rregullore Kuvendi)

Koha e votimit

8. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të

komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21, pika 1 dhe

neni 55 Rregullore Kuvendi)

Koha e votimit

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit