Durrës/ Arrestohet 28-vjeçari që aksidentoi për vdekje të moshuarin, kapen edhe dy persona të tjerë për…

Mos i humb

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre shtetas, për disa vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 28-vjeçar, i cili duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor 72-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Po ashtu është kapur edhe një 53-vjeçar, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte pajisur me urdhër-mbrojtje.

Në pranga ka rënë edhe një 30-vjeçar, banues në fshatin Bushnesh, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“B. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Bushnesh, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Tiranë, në një lokal në Kamëz, sepse ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit