Durrësi koshat janë plot me plehra , Bashkia s’ka ku t’i depozitojë!

Mos i humb

Prej dy ditësh, gjendja mjedisore në qytetin bregdetar të Durrësit paraqitet mjaft e rënduar, pasi mbetjet urbane nuk janë mbledhur nga mjetet e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë. Shkak është mungesa e një landfilli (vendgrumbullimi)

Koshat e mbeturinave pranë Bashkisë së Durrësit
Koshat e mbeturinave pranë Bashkisë së Durrësit

Qytetarët janë të shqetësuar nga gjendja e krijuar dhe rreziku i kthimit të mbetjeve, që kanë pushtuar trotuaret, në vatra infeksioni.

Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit, të papastruara
Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit, të papastruara

“Kanë dy ditë që nuk i heq njeri dhe kundërmojnë erë. Është bërë shumë problem dhe këtu është qendra e Durrësit.

Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit, të papastruara
Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit, të papastruara

Imagjino çfarë ndodh në lagjet e tjera. Duhet të merret një vendim sa më shpejt pasi nuk mund të jetohet kështu. Është e papranueshme.”

Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit, të papastruara
Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit, të papastruara

Pamundësia për t’i depozituar diku mbetjet urbane po shkakton një tjetër ndotje mjedisore në të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa Bashkia deklaron se është në pritje të mbështetjes nga qeveria për zgjidhjen e këtij problemi tejet kritik, që rikthen situatën e emergjencës mjedisore në Durrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit