Dy asteroidë do vizitojnë Tokën këtë javë

Mos i humb

Dy asteroidë po përgatiten të vizitojnë Tokën këtë javë.

Takimi i parë do të jetë të enjten e 27 qershorit me asteroidin 2011 UL21, me diametër mbi dy kilometra, ndërsa të shtunën, më 29 qershor, radha do të jetë e asteroidit 2024 MK, i zbuluar para disa ditësh.

Nuk do të ketë asnjë rrezik për planetin tonë, pasi të dy gurët kozmikë do të kalojnë në një distancë të sigurt, duke i dhënë jetë një parade të jashtëzakonshme që do të hapë festimet për Ditën e Asteroideve më 30 qershor.

Pritësi më i madh do të jetë asteroidi 2011 UL21, i zbuluar më 17 tetor 2011 nga ”Catalina Sky Survey”.

Me një diametër prej 2 310 metrash, është më i madh se 99% e të gjitha objekteve të njohura pranë Tokës.

Megjithatë, ai nuk do t’i afrohet shumë Tokës.

Më 27 qershor, në orën 22:14 ai do të kalojë brenda 6,6 milionë kilometrave, 17 herë më larg se Hëna.

Për ta vëzhguar atë, do t’ju duhet ”të armatoseni” me një teleskop me diametër të paktën 20 centimetra

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit