Dy ministrat kosovarë ndër më të pëlqyerit në qeverinë e Edi Ramës

Mos i humb

Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe Besa Shahini, ministrja e Arsimit në Shqipëri, janë dy nga ministrat të cilët shqiptarët iu besojnë më shumë.

Në një sondazh i cili po qarkullon në mediat shqiptare, del se Cakaj dhe Shahini, janë në top katërshen më të votuar në mesin e ministrave të sapoemëruar nga kryeministri Edi Rama.

Dy ministrave nga Kosova iu prin Elisa Spiropali, e cila udhëheq Ministrinë e Marrëdhënies me Parlamentin me 23% të votave dhe ministrja e Financave, Anila Denaj me 13.8%.

Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri ndryshime të mëdha në qeverinë e tij. Ai ndryshoi një numër të konsiderueshëm të udhëheqësve të ministrive, duke i zëvendësuar shumicën prej tyre./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit