Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka dhënë sot dënimin për Kabul Hundën, që dyshohet se prej 4 vitesh ka përdhunuar një 16-vjeçare, me të cilën ka edhe lidhje gjaku.
Ai është dënuar me 45 ditë burg me arsyetimin e hulumtimit të disa pistave që besohen se do të zbardhin ngjarjen e ndodhur.
Prezent në seancë ka qenë edhe vete 54-vjeçari Hunda i cili ka qenë shumë i qetë dhe ka dhënë shpjegime për ngjarjen në fjalë. Nën prezencën e avokatit të caktuar nga shteti, 53-vjeçari e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe sipas tij këtë e di gjithë Libohova.
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje Hunda ka bërë edhe një deklaratë të fortë. Ai tha se e mitura është në lidhje me një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës dhe se e gjithë ngjarja do të zbulohet shumë shpejt.
Sipas tij përdhunimi i të miturës është i stisur.


