E ardhmja e transportit, kamionët autonom pritet të dalin në treg vitin e ardhshëm

Mos i humb

Një kompani suedeze ka hedhur hapat e parë për të nxjerrë në treg automjete autonome për transportin e mallrave. Einride me qendër në Suedi sapo ka lëshuar një model të një kamioni autonom mallrash që shpreson të lançohet deri në vitin e ardhshëm.

Automjeti i bardhë futuristik, i quajtur Transporti Elektrik Autonom, vjen në katër variante me një siluetë aerodinamike. Einride pretendon se automjetet e saj kanë potencialin për të ulur kostot e transportit dhe emetimet e CO2 me 90 përqind. Dy të parat nga katër variacionet – AET 1 dhe AET 2 peshojnë 26 tonë. Mund të mbajnë ngarkesa deri në 16 ton ndërsa arrijnë një shpejtësi prej 29 km/orë.

Kamion autonome mallrash Einride

Ndërsa dy versionet e tjera AET 3 dhe AET 4, kanë konfigurime dhe specifikime të ngjashme, por mund të shkojnë deri në 73 km/orë. “Për sa i përket karakteristikave të teknologjisë, secili Pod do të jetë gati identik, me disa konfigurime të ndryshme hardueri dhe softueri, varësisht nga nevojat unike të klientit,” tha CEO i Einride, Robert Falck.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit