E ekzekutoi nusen me bukë në gojë, flet i ati i Elton Metës : E donte shumë, e vrau ditën e lindjes së tij

Mos i humb

Vrau gruan me bukë në gojë, prindërit e Elton metajt japin versionin e tyre.

Babai i Elton Metës ka treguar se ai e vrau bashkëshorten në ditën e lindjes së tij. Madje ai ka treguar se Sabrina i kishte thënë Eltonit se e donte.

“Mos i ndodhtë askujt kjo që më ndodhi mua. Ajo nuk ishte vetëm nusja e shtëpisë, por edhe vajza jonë. E rritëm vetë, e morëm 15 vjeçe. Na ka lënë një dhembshuri të madhe në zemër, këtë zi nuk e ka vetëm familja e saj,por edhe ne.

Nuk kisha mundësi ekonomike të nxirrja djalin nga burgu. Eltoni ishte mirë në shtëpi. Veprimin e bëri në ditën e lindjes. E bëri nga ngarkesa e pijes alkoolike. Kishte një presion nga ana e familjes së saj. Sabrina e donte. I thoshte le të ikë babi në Itali, e do ta rregullojmë muhabetin”, tha babai i 31-vjeçarit.

I pyetur nëse kanë frikë nga marrja e gjakut, i ati i Eltonit tha: “Gjaknxehtësia është, ka një far të drejte tjetri që të marrë hak”.

Ndërsa duke folur për bisedën që ka pasur me Eltonin pas ngjarjes së rëndë, ai tha: “Babi e bëra këtë veprim, u bëfsh lëmsh, mos e sjell kokën. Më ka ikur edhe djali, edhe Sabina nga jeta”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit