“E harruam protestën paqësore për një varkë në Liqen”

Mos i humb

“Edhe pas sa ditësh, ne, ja flasim për lundrimin me barkë në liqen, e ju e dini se po atë ditë në Prishtinë u mbajt protesta për të cilën nuk u fol në media. Nuk pati incidente dhe nuk u burgos askush. Unë nuk do ta teproja, por këtë do ta shihja më shumë hap të brendshëm politik”, ka komandanti i KFOR-it amerikan.

Shefi i bazës ushtarake amerikane Bondsteell në Kosovë, koloneli Nick Ducich ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë e stabile, njëjtë sikur ajo kur e kishte marrë detyrën në marsin e këtij viti.

“Kemi pasur ditë kur është dashur ta rrisim vëmendjen, por ato janë raste individuale, ka pasur disa vizita politike të organizuara. Nuk ka pasur situata dhune”, ka thënë Ducich për rtv Graçanica.

Për ngjarjet në veri ai ka thënë se ato kanë ndikuar vetëm te një pjesë e vogël e bashkësisë serbe dhe jo te bashkësia shqiptare”.

Ai ka lutur bashkësitë të marrin pjesë në punët e vetadministrimti lokal.

“Qytetarët duhet të shfaqin qëndrimet e veta për nevojat e bashkësive të tyre. Duhet vazhduar me votën paqësore, të bëhet ndikim te përfaqësuesit politikë edhe kur nuk pajtohen me hapat e tyre. Ne si KFOR do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në ngjarjet të ndryshme “, ka thënë Ducich.

Ai po ashtu ka lutur qytetarët që lajmet që shpesh jepen, të mos i marrin me shumë emocion, sepse “ndonjëherë fjalët përshkruese nuk japin pasqyrën e vërtetë “, transmeton kohanet.

Ducich ka shtuar se aktualisht në Kosovë janë rreth 4.000 pjesëtarë të KFOR-it nga 29 vende dhe se”nëse ka nevojë, mund ta shtojmë këtë numër”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit