E konfirmon BE-ja: takimi Thaçi-Vuçiç më 24 qershor

Mos i humb

Presidenti Thaçi, përkundër kundërshtimeve të partive opozitare por edhe të NISMA-s së Fatmir Limajt, do të udhëtojë më 24 qershor për të rifilluar bisedimet me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Takimin e ka konfirmuar Bashkimi Europian.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe Presidentët do të vazhdojnë punën e tyre në fazën e normalizimit gjithëpërfshirës të Dialogut, të marrin në konsideratë marrëveshjet ekzistuese, të informojnë për arritjet e deritashme sikurse edhe do të diskutojnë hapat e ardhshëm duke pasur parasysh periudhën intensive përpara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së përfaqësues së BE-së, Frederica Mogherini.

Kujtojmë se opozitarët kanë kundërshtuar që Thaçi të jetë kryenegociator me arsyen se ai do të bëjë kompromise në dëm të interesave të vendit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit