E lanë jashtë Kryesisë së LDK-së, befason me deklaratën e tij Arben Gashi

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokrate të Kosovës, Isa Mustafa ka lënë jashtë Kryesisë së re të partisë tre emra që përfaqësonin gjeneratën e re brenda saj, Arben Gashin, Xhafer Tahirin dhe Driton Selmanajn.

Ka dy ditë që raportohet në media, se për këtë vendim janë hatruar të tre emrat në fjalë. Madje për këtë shkak, doli me një sqarim edhe vetë Mustafa, duke thënë se LDK nuk përçahet.

Periskopi ka kontaktuar me ish-deputetin Arben Gashin, i cili thekson se deklarata e Isa Mustafës është e saktë dhe se nuk është fare i hatruar pse kësaj radhe ka mbetur jashtë kryesisë. Sipas tij, LDK funksionon si ekip.

‘’Deklarata e Isa Mustafës është deklaratë e saktë. Ne funksionojmë si ekip dhe është zgjedh vetëm njëra prej ekipeve, që është në kryesi. Së shpejti, për zgjedhjet e ardhshme do të kemi ekipën për Kuvendin e Kosovës dhe do të kemi ekipën e cila do të marrë përsipër qeverisjen e Kosovës dhe disa ekipa të tjera të LDK’së që do të formohen dhe besoj që gjithçka është në rregull’’, tha Gashi.

‘’Jo more çfarti, nuk diskutohet ajo punë. Pse me mbete hatri. Nuk është çështje diskutimi’’, shton tutje Gashi. Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të mbajë edhe një mbledhje të radhës, e që tema të diskutimit është paralajmëruar se do të jenë nominimi i kandidatit për kryeministër dhe koalicionet e mundshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Gashi thotë se mbledhja pritet të mbahet pas mesditës, ndërsa për emrin e kryeministrit mendon se duhet të dalë një përfaqësues i denjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit