E papritur, Thaqi dënohet me 3.2 vite burg, vendim i prerë i gjykatës!

Mos i humb

Dënohet me tre vite burg politikani shqiptar dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi. Ai akuzohet për parregullsi në zgjedhjet vendore të 2013-ës, në zonën elektorale të Strumicës, në kuadër të dosjes hetimore “Titanik 2”.

Krahas tij është dënuar me tre vite burg edhe ish-shefi i Inteligjencës maqedonase, Sasha Mijallkov, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Janë dënuar me 3 vite burg gjithashtu edhe dy ish-anëtarë të Komisioni Shtetëror Zgjedhor, përfaqësues të VMRO-DPMNE, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska. Ndërsa për anëtarin shqiptar të KSHZ-së, Bedredin Islami, Gjykata ka qenë më e ashpër, duke e dënuar me 4.6 vite burg. Akuza ndaj të dënuarve është ajo e shpërdorimit të detyrës.

Pas përfundimit të leximit të aktvendimeve të Gjykatës, Prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar masë shtesë për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, pasi ka refuzuar të jetë prezent gjatë njohjes me vendimin e trupës për rastin “Titanik 2”. Gjyqtar kryesues ka qenë Ognen Stavrev.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit