E patolerueshme, vetëm 44 % e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dënohen”, Meta thirrje Kuvendit: Miratoni pr/ligjin për regjistrin me emrat e dënuarve

Mos i humb

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, presidenti Ilir Meta i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë politikat në ndihmë të të miturve.

Gjatë fjalës së tij, teksa evidentoi disa probleme që shqetësojnë ende vendin tonë, duke e renditur atë të fundit në rajon, kreu i shtetit theksoi se duhet urgjentisht që të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve.

Mes të tjerash ai i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale, ndërsa vuri theksin tek një nga problemet shqetësuese; mos dënimin e rasteve të tilla. Sipas tij vetëm 40 % e rasteve të abuzimit marrin dënim të formës së prerë.

Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krijimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardin. Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur. Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt.”, tha Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit