E përplasi me makinë dhe i këputi këmbën të resë, Gjykata lë në burg 19-vjeçarin Jehon Breçani

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për 19-vjeçarin Jehon Breçani, që aksidentoi rëndë 24-vjeçaren Xhenisa Gega në zonën e Kinostudios pak ditë më parë.

I riu, djali i ish-zv.drejtorit të policisë Erzen Breçani po drejtonte makinën me shpejtësi tej normave të lejuara kur shtypi 24-vjeçaren, e cila po priste tek vijat e bardha.

Si pasoje e përplasjes së fortë e reja humbi njërën këmbë.

Fillimisht kanë qenë kalimtarët e rastit që i dhanë ndihmën e parë dhe më pas u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë.

E reja ka thënë se mbante mend çdo gje nga aksidenti.

Ajo është shprehur se po priste një shoqe në momentin që makina ka ardhur në drejtim të saj duke e plagosur rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit