E pranon Haradinaj: Në Kosovë edhe pse nuk është jeta perfekte ne dim të festojmë

Mos i humb

Ky përvjetor i Kosovës, po e gjen vendin hiç me mirë sesa në dekaden e parë, por veçantia në këtë shenim të 11 vjetorit janë ushtria e Kosovës, e cila zyrtarishtë po e shënon për herë të parë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës me emrin USHTRI.

Po mos të ishte parada e Ushtrisë nuk do kishim ndoshta edhe për çka tjetër të krenohemi, por është edhe rinia ajo e cila na bënë të ndihemi krenar si shtet, për rinin me të shëndosh që kemi, e të cilët edhe pse të ngulfatur shpeshë herë, ata dinë ta bëjnë Kosovën vendin e endërrave, së paku për nga fotografia.

Një organizim që bënë sot Gastronomët e Kosovës , ku i ftuar ishte edhe kryeministri i Republikës Ramush Haradinaj, cili i përgëzoj për punën e bërë, madje duke pranuar se Kosova nuk është vend perfekt, por e veçanta është se dim si të festojmë.

“Në  Kosovë edhe pse nuk është jeta perfektë ne dim edhe me festu” theksoj Haradinaj derisa cakrroj gotat me organizatorët e këtij evenimenti, derisa në qiellin e Prishtinës u lëshuan balon me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe letra shumë ngjyrëshe.

Ishin shumë shishe shampanjë të vendosura me flamujtë e gjitha shtetëve që kanë njohur Kosovën shtet, si shenjë falenderimi dhe mbështetje të pa rezervë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë, por nuk ishin harruar edhe 5 vendet e BE-së që deri me tani nuk kanë njohur Kosovën, të cilat ishin vendosur në një stand të vetëm me mbishkrimin ‘Loading’ që ashtu siç ishte mbishkrimi ishte edhe pritja e kryeministrit Haradinaj se një ditë të afërt Kosova do te nihet edhe nga këto pesë vendet e mëdha të BE-së.

Gastronomët e Kosovës, kishin përgaditur shumë çka të bukur për qytetarët, të cilët në tingut e muzikës festive, sherbeheshin edhe me pije gratis nga organizatorët e ketij evenimenti. /M. Dervishi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit